Kuriozitete Shkencëtarët të hutuar nga zbulimi i ndryshkut në Hënë, por “fajtori” është...

Shkencëtarët të hutuar nga zbulimi i ndryshkut në Hënë, por “fajtori” është Toka

Hëna po ndryshket dhe shkencëtarët ndoshta janë ngatërruar nga ky përfundim si ju kur lexoni këtë fjali, shkruan CNN. Konkretisht, ndryshku në Hënë nuk duhet të jetë i mundur sepse atje nuk ka oksigjen, e cila është një nga dy gjërat themelore që e shkaktojnë atë. Tjetri është uji.

Por ka prova për këtë. Anija kozmike hënore indiane Chandrayaan-1  mblodhi të dhëna që kanë kontribuar në shumë zbulime deri më sot, përfshirë ekzistencën e molekulave të ujit në sipërfaqen e saj. Sonda ishte e pajisur gjithashtu me një instrument të prodhuar nga NASA me qëllimin për të analizuar përbërjen minerale të Hënës.

Studiuesit nga NASA dhe Instituti Hawaii i Gjeofizikës dhe Planetologjisë së fundmi analizuan disa të dhëna më shumë dhe u befasuan kur gjetën gjurmë të hematitit, një formë e oksidit të hekurit ose ndryshkut. Ka shumë shkëmbinj të pasur me hekur në Hënë, por ndryshku formohet vetëm kur hekuri është i ekspozuar ndaj oksigjenit dhe ujit.

“Në fillim nuk mund ta besoja, sepse, duke pasur parasysh kushtet në Hënë, ndryshku nuk duhet të ishte atje”, tha Abigail Fraeman, një shkencëtar i NASA-s.

Jo vetëm që nuk ka oksigjen në Hënë, por ajo është e përmbytur me hidrogjen, i cili rrjedh atje nga Dielli i bartur nga era diellore. Ndryshku ndryshon kur oksigjeni heq elektronet nga hekuri, dhe hidrogjeni bën të kundërtën, duke shtuar elektrone në të. Prandaj, në zonat e pasura me hidrogjen, ndryshku është i vështirë të formohet.

“Fajtori” është Toka

“Është shumë konfuze”, tha Shuai Le i Universitetit të Hawaii-t, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Science Advances. “Hëna është një mjedis i tmerrshëm për formimin e hematitit.”

Pas muajsh kërkimesh, shkencëtarët Li dhe NASA mendojnë se ata e kanë zgjidhur gjëzën. Fajtori për ndryshkun në Hënë është Toka.

Gjëja e parë e madhe për ta ishte fakti se shumica e ndryshkut ishte përqendruar në anën e Hënës përballë Tokës, gjë që tregonte se fenomeni ishte në një farë mënyre i lidhur me planetin tonë.

Toka është e rrethuar nga një fushë magnetike, dhe era diellore e shtrin atë dhe krijon një bisht të gjatë magnetik në drejtim të erës. Hëna hyn në atë bisht tre ditë para se të mbushet dhe duhen gjashtë ditë për të dalë në anën tjetër.

Ndryshk dhe në anën e errët të Hënës

Li beson se oksigjeni nga Toka arrin në Hënë me këtë bisht magnetik dhe krijon ndryshk atje në kontakt me molekulat e ujit.

Bishti magnetik njëkohësisht, për hënat e plota, bllokon të gjithë erën diellore, që do të thotë se Hëna mbrohet përkohësisht nga ndikimi i hidrogjenit nga dielli. Kjo gjithashtu hap një dritare kohore për formimin e ndryshkut.

Por kjo teori ka disa “vrima”. Për shembull, një pjesë e vogël e ndryshkut u gjet gjithashtu në anën e errët të Hënës, ku vështirë se mund të arrijë oksigjeni nga Toka, dhe ndërveprimi i molekulave të ujit dhe shkëmbinjve në Hënë mbeti i paqartë.