Bota Shkencëtarët thonë se mund të përdorin një armë për të shpëtuar Tokën...

Shkencëtarët thonë se mund të përdorin një armë për të shpëtuar Tokën nga goditja e asteroidit

Një armë bërthamore mund të dërgohet në hapësirë për të devijuar asteroidin i cili kërcënon të godasë Tokën në dhjetor të vitit 2032. Asteroidi që mund të godasë planetin tonë rreth 7 vite më vonë po monitorohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

“2024 YR4” ka përmasa 100 metra me 40 metra, ai ndodhet në një distancë prej 27 milionë miljesh larg Tokës.

Megjithatë sipas shkencëtarëve, asteroidi mund të prekë orbitën e Tokës më 22 Dhjetor të vitit 2032.

Ekspertët e konsiderojnë si diçka që nuk duhet nënvlerësuar, ndërkohë që ata kanë vetëm 2 muaj kohë për ta mbajtur asteroidin nën vëzhgim para se të zhduket nga sytë deri në vitin 2028.

Grupi Këshillues i Planifikimit të Misionit Hapësinor, i cili kryesohet nga ESA, do të diskutojë vëzhgimet më të fundit të asteroidit në një takim në Vjenë javën e ardhshme.

Asteroidi mund të sjellë një situatë emergjencë në Tokë, për këtë ekspertët janë në një mendje për të bërë çmos për të devijuar trajektoren tij. Ata mendojnë që të përdorin një armë bërthamore që të godasë asteroidin dhe më pas të bëjë të mundur devijim e tij nga orbita e Tokës.

Rreth dy vite më parë NASA bëri diçka të ngjashme që rezultoi e suksesshme.