Kontinentet e para mbi Tokë janë krijuar 3 miliardë vjet më parë. Është hera e parë që shkenca del me një datë të saktë mbi origjinën e kratoneve, siç quhen ndryshe terrenet e para të shfaqura në sipërfaqe. Këto influencuan rrënjësisht atmosferën, oqeanet, klimën dhe mbi të gjitha vetë jetën mbi Tokë.
Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e kratonit Singhbhum në Indi, i përbërë nga shkëmbinjsh magmatikë dhe sediment duke e datuar 3.6-3.2 miliardë vjeçar.
Sipas këtij studimi, madje ky kraton është më i lashtë seç mendohej deri më sot nga studimet e mëparshme, që datonin rreth 2.5 miliardë vjeçar.
Shkencëtarët shpjegojnë se përsa i përket mekanizmit që ndikoi ngritjen e terreneve të para mund të ketë qenë një zgjerim shumë i lartë i magmës dhe ngjitja e kores së Tokës së pasur me silic. Sipas tyre, ky është një mekanizëm shumë i ndryshëm nga ai që sot kontrollon lëvizjet e pllakave kontinentale.