Toka është e populluar nga mbi 50 miliardë zogj, të ndarë në 9700 specie të ndryshëm. Statistikat janë fryt i punës së parë të zhvilluar të këtij lloji të ‘Big Data’, duke ekzaminuar rreth një miliard njoftime nga rreth 600 mijë vëzhgues nga vitit 2010 deri në 2019.
Studimi australian që është kryer falë edhe qytetarëve dhe të apasionuarve, është publikuar në revistën e Akademisë amerikane të Shkencave PNAS.
Duke u bazuar nga të dhënat dhe njoftimet në platformën botërore eBird, kërkuesit kanë zhvilluar një algoritëm që të ishte në gjendje të përllogariste në shkallë globale numrin e çdo specieje që fluturon në qiejt tanë.
Studimi është bazuar në 9700 specie, 92% e të cilave janë aktualisht ekzistues. Ndërkohë që ndër speciet me numrin më të lartë të popullsisë së tyre janë harabeli me rreth 1.6 miliardë dhe dallëndyshja me rreth 1.1 miliardë.
Ndërsa 12% e specieve të censusit numëron një popullsi që është më e ulët se 5 mijë ekzemplarë.