Njeriu nuk është qendra e universit. Ai është vetëm banor i një planeti, që rrotullohet rreth Diellit. Me këto teza Galileo Galilei shokoi dikur kishën dhe ky efekt vazhdon deri sot.
Pasioni
Në mes të ullinjve dhe pishave, me verë të mirë, shkencëtari i jashtëzakonshëm italian mund të kishte bërë edhe një jetë më të qetë në Toskanën e bukur. Por Galileo nuk ishte dikush, që jetonte vetëm për të shijuar jetën. Më vonë ai u sëmur edhe nga artriti, që e mbërtheu pas tavolinës së shkrimit.
Galileo vinte nga një familje e thjeshtë. Babai i tij ishte muzikant me pasion për matematikën. Këtë ia përçoi të birit. Kur Galileo Galilei vdiq në moshën 78 vjeçare, ai ishte një astronom i famshëm, matematicien, fizikant dhe filozof.
Fëmijë i Rilindjes
Që shumë herët Galileo Galilei është i vetëdijshëm për origjinën e tij të thjeshtë. Por ai e konsideron veten gjenial në matematikë, edhe pse i ndërpreu studimet e matematikës. Galileo është një fëmijë i vërtetë i kohës së tij. Europa po emancipohej nga mendësia e Mesjetës dhe po e kthente vështrimin nga arritjet dhe traditat e antikitetit. Humanistët përqendrohen te njeriu dhe jo më te Zoti. Në vend që të spekullojnë rreth së mbinatyrshmes, ata studiojnë natyrën. Bëjnë matje, llogaritje, eksperimente. Edhe Galilei infektohet nga interesi për shkencat e natyrës dhe ndikon ndaj tyre në mënyrë të konsiderueshme.
Ai jep mësim në universitetet e Pizës dhe të Padovës, jep mësim privat, më vonë edhe si matematicien në oborrin e familjes Mediçi në Firence. Kjo e favorizon karrierën e tij, sepse dinastia Mediçi ka influencë. Firence po kthehej në një qendër me një koncept të ri për jetën.
Aristoteli ishte dje
Galilei konsiderohej njeri i vështirë dhe imponues. “Ai rrallë u shmangej grindjeve dhe në prezantimet e tij në oborre nuk i kursente lëvdatat për veten”, thotë Wilhelm Schmidt-Biggemann, profesor i historisë dhe filozofisë në Berlin. Dhe Galilei kishte plane të mëdha: “Ai dëshironte të kundërshtonte filozofinë e Aristotelit dhe zhvilloi një filozofi mekanike mbi natyrën”, thotë Schmidt-Biggemann në intervistë për Deutsche Welle-n. Ndërsa Aristoteli e vështron lëvizjen si diçka organike, si diçka që vjen prej forcave të brendshme, Galilei e interpreton lëvizjen si një fenomen mekanik. Konkluzioni tij: lëvizjet tokësore dhe qiellore drejtohen nga të njëjtat ligje dhe kështu që mund të llogariten. Kur ai arrin të zhvillojë më tej teleskopin e shpikur në Holandë, bën vëzhgime të çuditshme: Hëna ka një sipërfaqe të vrazhdë, Dielli njolla, Saturni një formë të parregullt, Jupiteri katër hëna dhe Kashta e Kumtrit nuk është mjegull, por një grumbull yjesh të shumtë! Më në fund ai shikon se Venusi tregon disa faza dhe kështu ai mendon se mund të vërtetojë se Venusi rrotullohet rreth Diellit dhe jo Tokës.
Lëndim i njerëzimit dhe i Vatikanit
Galileo këmbëngul në vërtetësinë e sistemit heliocentrik, sipas të cilit Dielli është në qendër të universit dhe vendbanimi i njeriut është vetëm një ndër shumë planetet, që rrotullohen rreth tij. Ideja nuk është e re. Galileo bazohet në konceptet e antikitetit, që përfaqësoheshin kryesisht nga pitagorianët. Në fillim të shekullit 16-të është Nikola Koperniku, i cili e përqafon këtë ide. Megjithatë ai nuk mund ta provojë teorinë e tij në mënyrë empirike. Nuk është pjekur ende koha për pikëpamje, që relativizojë rolin e njeriut dhe të Zotit, sepse kontrasti me përfytyrimin kishtar dhe biblik për kozmosin është shumë i madh. Psikoanalisti Sigmund Freud i cilësoi më vonë zbulime si ky, që e kthejnë me kokë poshtë përfytyrimin e njerëzimit për vetveten, “fyerje për njerëzimin”. Sidomos Kisha e pushtetshme Katolike nuk është fort e kënaqur me botëkuptimin e Galileit. Dy herë ajo e thërret studiuesin para gjyqit të inkuzicionit. Galilei tërhiqet për shkak të kërcënimit me tortura. Në fund Galilei dënohet me arrest shtëpie, edhe për këtë ndihmojnë kontaktet me familjen Mediçi, sepse ai nuk është më dokushdo. Ai e kryen dënimin në një vilë të bukur pranë Firences, ku vdes më 8 janar 1642. Kisha Katolike e rehabilitoi atë në vitin 1992.
Edhe sot aktual
Çfarë mbetet nga Galileo Galilei? Pa dyshim që shumë prej pikëpamjeve të tij kanë triumfuar. “Më e rëndësishmja është matematizimi i tërë lëvizjes, shoqëruar me vëzhgim, si përmes teleskopit. Kjo ka të bëjë diçka me astronominë e sotme”, shpjegon Schmidt-Biggemann. Kozmosi përmes tij është bërë objekt i shkencës. Por a zgjidhet gjithçka me llogaritje dhe teknikë? Idetë e Galileos janë edhe sot më të diskutueshme, nga sa mendohet.
Prifti pa veladon
1. Galileo u dërgua në një manastir jezuit për të studiuar mjekësi. Por pas katër vitesh ai njoftoi se kishte gjetur thirrjen: donte të bëhej një murg. Babai i tij e tërhoqi, por jo para se Galileo të bashkohej me urdhrin fetar, duke u bërë kështu një prift pa veladon për gjithë jetën.
Teleskopi i Kopernikut
2. Nicolaus Copernicus kurrë nuk i shkroi teoritë e tij, nga frika se do të vinte në rrezik pagën e ditës duke punuar për Kishën Katolike. Për shkak se nxiti teorinë e Kopernikut, Galileo u dënua me burg të përjetshëm, por më pas u reduktuar në arrest shtëpie.
Gishti i Galileut
3. Një qind vite pasi kishte vdekur, kur trupi i tij u lëviz për t’u rivarrosur, një admirues i rrëmbeu gishtin e mesit të dorës së djathtë si kujtim. Gishti i Galileut tani ndodhet në Muzeun e Historisë së Shkencës në Florence, Itali.
4. Gishti tregon në drejtim të Romës.
5. Kur u pyet në lidhje me inkuizicionin, ai tha: “Shkrimi i Shenjtë kishte qëllim t’i mësonte njerëzit si të shkonin në parajsë, jo si shkon parajsa”.
6. Galileo mbeti një katolik i devotshëm deri në vdekje, por kurr nuk u martua me mamanë e tre fëmijëve të tij.
7. Në vitin 1617, Galileo bleu një vilë në perëndim të Florence-s, për të qëndruar pranë manastirit të vajzave. Për shkak se lindja e paligjshme e vajzave do ta autorizonte shtetin t’i kërkonte para, të cilat ai nuk dëshironte t’i paguante, vajzat nuk kishin zgjedhje tjetër por të qëndronin në manastir për gjithë jetën.
8. Ajnshtajni ishte admiruesi më i madh i Galileos. “Gjithë njohuria e realitetit fillon nga eksperienca dhe përfundon në të”, shkroi Ajnshtajni. “Supozimet që vijnë nga mjetet logjike janë krejtësisht boshe në lidhje me realitetin. Për shkak se Galileo e kuptoj këtë, ai është babai i fizikës moderne dhe i shkencës moderne së bashku.
9. Sipas legjendës, Galileo filloi të studionte lavjerrësin ndërsa shihte llambën që lëkundej në katedralen e Pizës. Për shkak se i kreu eksperimentet në ajër, ai besoi (gabimisht) se perioda e pendulumit është konstante.
10. Galileo nuk arriti kurrë të ndërtonte një orë lavjerrësi.
11. I tërhequr nga matematika dhe duke pranuar sfidën për të përcaktuar dimensionet e “Ferrit” të Dantes, ai arriti në përfundimin se ishte 2 mijë gjatësi krahu.
12. Universiteti i Pizës e punësoi Galileon si profesor matematike, por për arsye se ishte i vështirë në punë dhe i pavend me studentët, universiteti tërhoqi kontratën.
13. Edhe pse formuloi ligjet e përshpejtimit universal, nuk ka prova se hodhi sende nga Kulla e Pizës për ta vërtetuar.
14. Ai nuk e shpiku teleskopin, as nuk i lindi ideja nga një bërës holandez syzesh.
15. Në vitin 1992, tre vite pas nisjes në hapësirë të anijes kozmike me emrin “Galileo”, Vatikani e nxori të pafajshëm nga çdo keqbërje.
16. Në vitin 2000, sonda “Galileo” gjeti prova për një oqean të ngrirë në Europa, në nga katër hënat e Jupiterit që Galileo zbuloi.
17. Kur Galileo mendoi se zbuloi Saturnin, ai i mbajti zbulimet të fshehura duke i koduar në një anagram.
18. Ai skicoi shpikje të ndryshme, përfshirë një qiri dhe pasqyrë për të reflektuar dritën përmes në ndërtese, një vjelësi automatik domatesh dhe krehri xhepi.
19. Pas vdekjes së të atit, dhe nga frika e burgut nga borxhet, Galileo jetoi duke skicuar një busull ushtarake që kishte në shënjestër gjylet e topave.
20. Galileo, është i varrosur mes Mikelanxhelos dhe Makiavelit, dhe në gurin e tij të varrit thuhet së është shkruar ky epigraf: “Gjithsesi, Toka lëviz”. Ky mbishkrim nuk është i vërtetë.