Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në Shkodër.
Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Koplik–Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një grua, ende e pa identifikuar.
Shoferi i automjetit mësohet se ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë, ndërsa është plagosur dhe vetë 65-vjeçari.
Ky i fundit është dërguar në spital, ndërsa policia që ndodhet në vendngjarje po kryen hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.