Shkodra i dha lamtumirën e fundit Zef Dedës, aktorit që bëri të qeshi jo vetëm shkodranët, por gjithë Shqipërinë.
Familja, miqtë e ngushtë, kolegët, politikanë dhe figura të sportit, nderuan Mjeshtrin e Madh, Zef Dedën.
Homazhet u bënë në Tetarin Migjeni ku aktori i madh i humorit e pati si shtëpi të dytë, pasi kaloi 40 vite të jetës së tij skenike.
Mes lotësh ishin miqtë dhe kolegët e skenës që e konsideruan këtë ndarje një humbje të madhe për artin shqiptar.
Djali, Julian Dedam bajti fjalimin e lamtumirës, duke i dhënë edhe duartrokitjen e fundit në teatrin mitik “Migjeni”, ku Zefi shkëlqeu me rolet e tij prej katërdekadash.
Aktori i madh i humorit, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas humbjes së betejës me një sëmundje të rëndë.
Juli mes dhimbjes: Oh çfarë babe!
Në hollin e teatrit “Migjeni”, aktori i mirënjohur i humorit, Jul Deda, ka shprehur disa fjalë zemre për babain e tij, të madhin Zef Deda. Ai ka falenderuar babain e tij për shembullin që ka në jetë, si baba, bashkëshort, gjysh dhe artist i jashtëzakonshëm.
Mes dhimbjes së madhe, Jul Deda thotë se ai së bashku me vëllanë e tij, Marion, do të fokusohen në ruajtjen e emrit të mirë të babait të tyre dhe me shpresë se do ja dalin, aktori thotë se do i mbrojë i ati nga lart.
Jul Deda: Ju falenderojmë shumë. Kam dëshirë për të falenderuar Zef Dedën për “Oh çfarë babe”. Një babë i jashtëzakonshëm, bashkëshort i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di sa të fokusuar duhet të jemi unë dhe Mario dhe fëmijët tonë për t’i ruajtur emrin e madh dhe të mirë që ka lënë në Shkodër dhe në Shqipëri. Shpresoj të ja dalim, por besoj se një ndihmë e madhe ka për të qenë babai nga lart, duke na mbrojtur dhe duke u lutur për ne se me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën si është sjellë, na e ka bërë jetën shumë më të lehtë dhe ma të përballueshme. E falenderoj nga zemra.
Sot nuk di as si t’i rreshtoj fjalët. Kam dëshirë të ju falenderoj ju, kolegëve të babit, keni dhënë dhe marrë me të pasionin për punën, për njerëzillëkun në radhë të parë. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore, ne nuk e kemi sot. Jeni shembull për ne. Falenderoj publikun e tij. Do kisha dëshirë, meqenëse sot është fizikisht për herën të fundit në teatrin “Migjeni” t’i dhurojmë një duartrokitje të fundit në ambientet e këtij teatri.