Aktualitet Shkolla e Magjistraturës vendos vaksinimin e detyrueshëm

Shkolla e Magjistraturës vendos vaksinimin e detyrueshëm

Studentët e Magjistraturës duhet të vaksinohen pasi në të kundërt, nuk do të pranohen në shkollë.

Është ky vendimi që është marrë nga Shkolla e Magjistraturës, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri të ditur se magjistratët e rinj që duan të zhvillojnë mësim me prezencë fizike duhet të kenë kryer më parë vaksinën anti-covid.

Për studentët që nuk do të vaksinohen është lënë e hapur mundësia që ata të ndjekin mësimin online.