Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 117.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrit grek të Shëndetësisë pasditen e kësaj të enjte.
Sotiris Tsiodras konfirmoi se 107 pacienteve iu dihet origjina nga kanë ardhur dhe nga janë infektuar, ndërsa për 10 persona të tjerë gjurmimi nuk ka dhënë sukses.
Një ditë më parë numri i të prekurve në Greqi ishte 98, ndërsa këtë të enjte deri në orën 17:30 janë shtuar 19 raste të reja.
Greqia ashtu sikurse Shqipëria ka deri tani një viktime, bëhet fjalë për një 66-vjeçar.
Edhe vendi fqinj ka marrë masa të forta si mbyllja e të gjitha institucioneve kulturore, arsimore dhe sportive.