Ka shkuar në 48 numri i viktimave në Japoni nga tërmeti shkatërrimtar që goditi shtetin ishullor një ditë më parë.
Autoritetet japoneze janë në luftë me kohën për të kërkuar dhe për të nxjerrë nga rrënojat persona të mbijetuar.
Tërmeti me magnitudë 7.6 rrafshoi shtëpi e ndërtesa dhe shkaktoi çarje të mëdha në rrugë.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet më shumë. Mbi 150 pasgoditje lëkundje sizmike janë regjistruar 24 orët e fundit pas tërmetit shkatërrimtar.
Qendra sizmiologjie e Japoniës ka paralajmëruar se këto goditje mund të vazhdojnë edhe orët në vijim.
Ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë e hoqi paralajmërimin për cunami.
Aksesi në pjesën veriore të gadishullit Noto u kufizua për shkak të shkatërrimit që ka lënë pas tërmeti.
Rrugë të dëmtuara, rëshqitje dherash dhe vatra zjarresh. Është kjo panorama në këtë gadishull që ishte epiqendra e tërmetit. Ndërkohë, Kryeministri i vendit zhvilloi një mbledhje urgjente për të koordinuar punën për të ndihmuar banorët e bllokuar në këtë zonë.