Bota “Shkoni në punë me biçikletë”, qeveritë europiane po zgjerojnë korsitë e biçikletave

“Shkoni në punë me biçikletë”, qeveritë europiane po zgjerojnë korsitë e biçikletave

Shumë qytetarë do rikthehen të hënën në punë dhe teksa ka nisur lehtësimi i kufizimeve, lëvizja me biçikleta do të ishte një mënyrë më e shëndetshme për të udhëtuar si dhe për të shmangur mbipopullimin e transportit publik.

Paris

Në një dyqan biçikletash të përdorura në Paris qëndronin radhë të gjata qytetarësh të cilët kërkojnë të blejnë biçikleta, çmimet e së cilës varionin nga 70 në 250 euro.

Sylvie Leger, një klientë e këtij dyqani thotë “Kisha kohë që nuk dilja me biçikletë dhe jam pak e shqetësuar që t’i kthehem transportit publik, ndaj mendoj se do të filloj të përdor më shumë biçikletën”.

Qeveria kërkon të marrë këto masa në mënyrë që të mbajë në nivele të ulëta ndotjen akustike dhe të ajrit.

Roma

Më parë, në Romë kishte shumë pak korsi biçikletash por tashmë janë mbi 150 kilometra që mund të përshkohen nga qytetarët.

Një përqindje shumë e ulët e atyre që udhëtojnë për në punë përdorin biçikletën në Romë, sipas Institutit të Statistikave të Italisë, ISTAT, një shifër shumë më e ulët krahasuar me qytetet e tjera europiane.

“Roma është një qytet shumë antik ndaj është e vështirë të kemi korsi të dedikuara për biçikletat”, thotë Alessandro Marchini, një qytetar nga Roma.

Barcelona

Një nga qytetet europiane që ka një sistem të mirë biçikletash është Barcelona.

Korsitë e vjetra po zgjerohen në mënyrë që të ketë distancë midis çiklistëve, ndërsa po krijohen dhe korsi të reja.