Ndryshe nga çfarë ndodhi në fushatën presidenciale, Donald Trump dhe Barack Obama duket se kanë shënuar mosmarrëveshjet mes tyre dhe akujt janë shkrirë, pasi të dy u panë tepër të buzëqeshur teksa shkëmbenin biseda në funeralin e ish-Presidentit të ndjerë, Jimmy Carter.
Presidenti i sapozgjedhur dhe Obama u panë duke shkëmbyer disa shaka në funeralin e Carter përpara se të niste ceremonia.
Presidenti i 44-të dhe i 45-të u panë duke qeshur në rreshtin e dytë në Katedralen Kombëtare në Uashington DC pas një Jill Biden të akullt dhe Kamala Harris që po qëndronte serioze.
Trump, me gruan Melania të ulur në të majtë, u pa duke kthyer kokën për t’i thënë diçka paraardhësit të tij.
Obama u pa duke qeshur disa herë teksa uli kokën për të dëgjuar se çfarë po thoshte Trump.
Trump makes Obama laugh. Wholesome.
— Tiffany Fong (@TiffanyFong_) January 9, 2025
Megjithëse, Obama nuk i dha dorën Trumpit apo Melanisë, pavarësisht se u shtrëngoi duart presidentëve të tjerë, marrëdhënia e përzemërt e tij me Presidentin e ri amerikan lanë të habitur shumë ndjekës.
HAHAHAHA check out Kamala Harris when she sees Trump and Obama chatting
— End Wokeness (@EndWokeness) January 9, 2025
Marrëdhëniet mes dy ish-presidentëve kanë qenë të tensionuara vitet e fundit, me Obamën që së fundi ka bërë një shaka për “fiksimin e Trump me madhësinë e turmës” në Konventën Kombëtare Demokratike.
Trump ishte gjithmonë një kritik i madh i Obamës, duke ngritur vazhdimisht argumentin e vendlindjes për të pretenduar se ai nuk mund të ishte presidenti i SHBA-së, sepse nuk kishte lindur në SHBA.