I ftuar në “Wake Up”, Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luiz Ejllit, i cili u shpreh se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist.
Si nisi ‘konflikti’
Ermali, i ftuar në “Më lër të flas”, u pyet se si iu duk Luizi si aktor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ermali u përgjigj: “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”.
Nuk vonoi shumë dhe Luizi ia ktheu: “Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, në një intervistë për binjakët Veshaj.
Sqarimi
Ermali sqaroi në “Wake Up”, se e kishte seriozisht kur tha se Luizi është më i mirë si aktor sesa si këngëtar.
“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh Ermali.
Më tej, vijoi:
“Pyetja ka qenë: “A të pëlqeu Luizi si aktor?” dhe me të vërtetë më pëlqeu dhe po e them edhe tani që më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar, sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe, por besoj kjo e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le ta lëmë 2-1 për Luizin”.
Pra, sipas Ermalit, debati ka marrë fund.