Katër makina të parkuara janë djegur totalisht nga flakët që i përfshinë, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Apollonia” në Fier.
Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë në fillim në automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B. dhe më pas u përplas dhe në makinat e tjera.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e nisjes së tij, ndonëse paraprakisht mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që i ka iniciuar flakët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.