Një automjet tip Ford është djegur totalisht rreth orës 6 të mëngjesit në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes. Drejtuesi i mjetit që sillte punëtorët si çdo mëngjes, kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorit.
Ai ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.
Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur.