Një 62-vjeçar gjeti vdekjen këtë të diel në Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti me makinë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta, duke përfunduar jashtë rruge. 62-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.