Mario Mitaj është zyrtarisht një lojtar i Al Ittihad. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Pas interesimeve nga Juventusi, Franca dhe Turqia, në fund mbrojtësi zgjodhi Arabinë Saudite.
Al Ittihad ka njoftuar solt zyrtarisht afrimin e Mitajt.
From Moscow to Jeddah 🛬
Mario Mitaj is with Al-Ittihadpic.twitter.com/OSh8lVxDB0— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 3, 2024
Futbollisti kuqezi shkon në formë huazimi me të drejtë blerje në Arabinë Saudite. Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua të hënën vonë.
Mitaj të luajë në një ekip me Benzema dhe Kante. Trajner i ekipit arab është francezi i njohur Loran Blank i cili ka drejtuar edhe kombëtaren e “gjelave”. Ittihad do t’i paguajë rusëve 1.2 mln euro për tranferimin e Mitajt. Në fund të sezonit ai mund të blihet për 5 mln euro.
Por sa do të përfitojë vetë Mitaj?
Mësohet se në xhepat e futbollistit të kombëtares do të shkojnë 3 mln euro në sezon. Një pagë më shumë se e kënaqshme për 21-vjeçarin kuqezi.