Britania e Madhe është shokuar këtë të shtunë nga një lajm i rëndë që erdhi nga bilanci ditor i autoriteteve mbi pasojat e Covid 19 në këtë vend.
Përveç numrit rekord të viktimave 708 vetëm në 24 orët e fundit, lajmi tjetër shokues ishte vdekja e një fëmijë.
Bëhet fjalë për një të mitur 5-vjeçar që bëhet kështu viktima në moshë më të vogël nga koronavirusi në Europë, teksa më herët kishte humbur jetën një vajze 12-vjeçare në Belgjikë.
Nuk janë zbuluar shumë të dhëna mbi djalin e mitur 5 vjeçar, ndërsa “Daily Mail” që citon burime të vetat, bën të ditur se fëmija kishte pasur edhe patologji të tjera.