Politika Shoqata e Bashkive, shkarkohet Voltana Ademi, emërohet Pjerin Ndreu

Shoqata e Bashkive, shkarkohet Voltana Ademi, emërohet Pjerin Ndreu

Voltana Ademi shkarkohet nga pozicioni i Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, dhe emërohet Pjerin Ndreu si kryetari i ri.

Nënkryetarë të Shoqatës u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Komiteti Drejtues i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë kishte bërë kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme, “për mbrojtjen e interesave të shoqatës së bashkive të Republikës së Shqipërisë gjatë përfaqësimit të saj më 23 qershor në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet vlefshmëria e zgjedhjeve vendore të 2019-s”, sipas fjalëve të Pjerin Ndreut.

Ndërkohë, për kryebashkiaken e Shkodrës qëllimi i kësaj lëvizjeje është tërheqja e padisë për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.