Miqësia e tyre ka vijuar për gati tetë dekada. Tani ata jetojnë së bashku në një azil.
Olive Woodward dhe Kathleen Saville u takuan në shkollë kur ishin 11 vjeçe. Ata jetuan në shtëpi përballë njëra-tjetrës. Tani janë 89 vjeçe.
Ndërkohë, bashkëshortët e tyre kanë punuar në të njëjtën firmë..
Burri i Kathleen, Leonard, vdiq në vitin 1989, Burri i Olive, Roy, vdiq në 2004.
Kathleen përshkroi miqësinë e saj me Oliven në fjalët e mëposhtme:
“Ne jemi 89 vjeç dhe ne dukemi si 63. Ne jemi mikesha të mira. Kjo kurrë nuk u vu në dyshim. Ne ende dukemi mirë. Asnjëherë nuk kemi pasur fërkime”.
Sipas Kathleen, ajo e dinte që Olive do të ishte gjithnjë shoqja e saj dhe se ajo do të thoshte shumë për të duke shtuar: “Ne do të jemi mikesha të mira edhe në parajsë”.
Personeli shtëpiak ka respekt të madh për Kathleen dhe Olive. Ata janë krenarë që ekziston një miqësi e tillë mes tyre.