Është shoqëruar në komisariat ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Së bashku me Çupin është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata.
Mati ka qenë sot një nga pikat më nxehta sa i përket përplasjeve të policisë me mbështetësit e opozitës, të cilët kanë kërkuar të marrin në kontroll KZAZ-të.
Disa protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme.
Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës.