Në një mbrëmje gala në Stamboll, UEFA ka hedhur edhe shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa goglat kanë ofruar përballje spektakolare që në fillim. Kështu Manchester City është në të njëjtin grup me Paris Saint Germain dhe mund të shohim menjëherë një përballje Messi-Ronaldo, nëse anglezët arrijnë të blejnë yllin portugez.
Atletico e Madridit është në të njëjtin grup me anglezët e Liverpool, Interi ka gjetur sërish Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetsk, ashtu si sezonin e kaluar, ndërsa Juventusin goglat e kanë vendosur bashkë me kampionët në fuqi të Chelsea-t.
Aspak me fat Milani, që rikthehet në Ligën e Kampionëve me një grup mjaft të vështirë, pasi do t’i duhet të përballet me klube si Atletico Madrid, Liverpool e Porto.