Gjermania dhe Spanja janë dy prej gjigantëve të futbollit europian që do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Në shortin e hedhur sot, dy skuadrat u pozicionuan në grupin E.
Ndërkohë, shqiptarët e Zvicrës do të duhet të përballen në grupe me Serbinë, në një përsëritje të sfidës së Botërorit 2018, por edhe me Brazilin e Neymar.
Ndeshje jo vetëm sportive, por edhe me tone të larta politike do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u vendosën nga goglat në grupin B, bashkë me Anglinë.
Grupi A: Katar, Holandë, Senegal, Ekuador.
Grupi B: Angli, SHBA, Iran, fituesja e playoff europian (Uells-Ukrainë/Skoci).
Grupi C: Argjentinë, Meksikë, Poloni, Arabi Saudite.
Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi, fituesja e playoff (Perù-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe).
Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni, fituesja e playoff të dytë (Kosta Rika- Zelanda e Re).
Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Marok, Kanada.
Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi, Kamerun.
Grupi H: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana.