Sport Shorti i Champions League, projektohet Barcelona-Bayern dhe Juve me Realin ose City-n

Shorti i Champions League, projektohet Barcelona-Bayern dhe Juve me Realin ose City-n

Bayern Munchen dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League nëse kalojnë sfidat respektive në fazën e 1/8-ave. Ndërsa Juventus do të ketë një supersfidë në çerekfinalet e Champions League nëse arrin të kalojë Lyon në fazën e 1/8-ave. Italianët do të duhet të përballen me fituesin e çiftit Manchester City – Real Madrid.

Skuadrat favorite të kompeticionit përballen sërish me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, ku City, Real Madrid, Juventus, Bayern dhe Barcelona të gjitha mund të gjejnë njëra-tjetrën.

Në çerekfinalet e tjera, Leipzig gjen Atlético Madrid, ndërsa surpriza e turneut, Atalanta, do të përballet me Paris SG.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht; gjysmëfinalet në 18-19 gusht, ndërsa finalja në 23 gusht, në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës.

Shorti i çerekfinaleve

Man. City / Real Madrid – Juventus / Lyon

Leipzig – Atlético Madrid

Barcelona / Napoli – Bayern / Chelsea

Atalanta – Paris SG

Shorti i gjysmëfinaleve

Man. City / Real Madrid – Juventus / Lyon kundër Barcelona / Napoli – Bayern / Chelsea

Leipzig – Atlético Madrid kundër Atalanta – Paris SG