Kryesore Shorti i Europianit, Shqipëria në vazon e dytë

Shorti i Europianit, Shqipëria në vazon e dytë

Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë që të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues, por mbi të gjitha të sigurojë vazon e dytë në shortin e fazës finale të “Euro 2024”.

Vazot do të plotësohen përfundimisht pas sfidave të fundit eliminatore, ku do të zgjidhet edhe dilema se cila mes Kroacisë dhe Uellsit do të shkojë direkt në Europian.