Sport Shorti i trofeut të Nations League, superduel Itali-Spanjë në gjysmëfinale

Shorti i trofeut të Nations League, superduel Itali-Spanjë në gjysmëfinale

Itali-Spanjë dhe Kroaci-Holandë, janë këto dy sfidat gjysmëfinale të Nations League 2023.

Shorti i hedhur propozon menjëherë një klasike të vërtetë europiane mes dy vendeve latine që do të ndeshen në 15 qershor në Enschede të Holandës, ndërsa ballkanasit dhe “tulipanët” do të duelojnë në të njëjtën ditë në stadiumin “De Kuip” të Rotterdam-it. Finalja do të luhet në datën 18 qershor në qytetin-port.

Itali-Spanjë është një ndeshje e njohur për kompeticionin më të ri të kombëtareve pasi gjysmëfinale tjetër mes dy skuadrave është regjistruar edhe në vitin 2021 në stadiumin “San Siro” ku ekipi iberik triumfoi ndaj kampionëve të saposhpallur të Europës në atë kohë. Më pas “La Furia Roja” u mundën në finale nga Franca e Didier Deschamps.

Interesant është edhe dueli mes skuadrës ballkanase që u rendit në vendin e tretë në Kupën e Botës dhe Holandës që ka avantazhin se luan në shtëpi përballë publikut vendas.