Italia ose Portugalia do t’i mungojë Kupës së Botës në futboll “Katar 2022”. Shorti i hedhur në Zvicër ka përcaktuar se ato mund të ndeshem nëse fazën finale të play-off nëse mundin kundërshtarët e parë.
Në gjysmëfinalen e play-off, Italia do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, kurse Portugalia do të ketë përballë Turqinë.
Skocia do të presë Ukrainën, ndërsa Uellsi do të ndeshet me Austrinë. Fituesit e këtyre dy dueleve do të përcaktojnë ekipin që do të marrë pjesë në botëror.
Uellsi shpreson të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në 64 vjet kurse Skocia mungon në këtë garë prej 24 vitesh.
Dy duelet tjera nga ku do të përcaktohet një tjetër finaliste janë Rusi-Poloni dhe Suedi-Çeki.
Faza e play-off do të vendoset me një takim dhe ndeshje do të luhen në datat 24-29 mars.
Kampionia e Evropës, Italia dhe kampionët e “Euro 2016”, Portugali mund të përballe në finalet e play-ff për të marrë pjesë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Për Italinë, katër herë kampionët e botës do të ishte një dështim i madh nëse nuk kualifikohen. Ata munguan në 2018 për herë të parë në histori.
Mancini: Do e kemi të vështirë
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini shprehet se do të ishte i kënaqur nëse do të ishte shmangur Portugalia, por sërish kanë besim.
”Mund të shkonte më mirë. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Maqedonia e Veriut është një skuadër e fortë, më pas do të shkojmë të luajmë finalen në Turqi ose në Portugali. Do të jetë e vështirë, pasi bëhet fjalë për rivalë shumë të fortë”, deklaroi trajneri i katër herë kampionëve të botës.
“Besimi dhe pozitiviteti nuk na mungojnë, sidomos në momentet më të vështira. Maqedonia? Ata shkëlqyen në grup, meritonin fitoren edhe ndaj Suedisë, por nuk ia dolën. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe ndaj tyre”.
Më pas një koment për Portugalinë. “Siç donim ne t’i shmangnim, ndoshta edhe ata donin të na shmangnin neve. Rëndësi ka që t’i kemi të gatshëm të gjithë futbollistët në mars”, përfundoi Mancini.
Santos: Turqia finalja jonë
Edhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos foli rreth shortit të fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022. “Në fillim duhet të mendojmë për Turqinë, duhet të fitojmë ndaj tyre, pasi ajo është ndeshja më e rëndësishme. Më pas do të mendojmë për finalen.
Le të marrim gjërat pozitive të këtij shorti. Për shembull, është një gjë shumë e mirë fakti që do t’i luajmë të dy ndeshjet në shtëpi. Kështu shmangim edhe udhëtimet e lodhshme në transferta, një faktor që ndikon shumë në dy ndeshje të afërta me njëra-tjetrën”, deklaroi Santos.
Kupa e Botës “Katar 2022” do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Shorti i ndeshjeve pritet të hidhet në prill 2022.
Gjysmëfinalet
Skoci – Ukrainë
Uells – Austri
Rusi – Poloni
Suedi – Çeki
Portugali – Turqi
Itali – Maqedonia V.
Finalet
Uells ose Austri – Skoci ose Ukrainë
Rusia ose Poloni – Suedi ose Çeki
Portugali ose Turqi – Itali ose Maqedoni V.