Presidenti aktual i Ukrainës Petro Poroshenko është përballur në një debat televiziv me rivalin e tij, një aktor komik, Vladimir Zelenski. Ky i fundit shihet ende si një fitues i mundshëm i balotazhit presidencial të së dielës.
Pesë vjet më parë një revolucion rrëzoi nga pushteti presidentin pro rus atëherë në fuqi, Viktor Janukovic, në Ukrainë. Në atë post u ul presidenti aktual Petro Poroshenko. Tashmë në prag ta balotazhit, gjërat mund të ndryshojnë sërish nga themeli.
Ka qenë një debat në formën e spektaklit ai në prag të balotazhit të presidencialeve të së dielës. Premtimi ishte ai i një shoutë vërtetë dhe objektivi u arrit.
Në stadiumin olimpik të Kievit presidenti në fuqi Petro Poroshenko dhe sfiduesi i tij Vladimir Zelenski u përballën pa kursyer sulmet: nga njëra anë mungesa e eksperiencës së aktorit komik, dhe nga ana tjetër forca prepotente e një oligarku. Në sfond kishte batuta dhe kritika me tonalitete të ndryshme.
Ai që nisi debatin, sipas shortit, ishte Zelenski, i cili pranoi se kishte votuar për Poroshenkon në vitin 2014 por që kishte bërë dhe ai një gabim, sit ë gjithë.
Kjo pasi sipas tij, kreu aktual i shtetit ka vetëm një objektiv: të pasurojë vetëm dhe ekipin e tij.
Aktori komik u shpreh se nuk ishte një politikan por një person i thjeshtë që do të luftojë sistemin aktual. Më pas duke iu drejtuar Poroshenkos ai u shpreh se ishte fryt i gabimeve të presidencës së tij dhe këtë duhej ta kuptonte.
Publiku e ka përkrahur, para se Poroshenko falë eksperiencës së tij, pyeti rivalin se si do të drejtonte ushtrinë e vendit; dhe se si do e përfaqësonte Ukrainën në skenën ndërkombëtare.
Poroshenko u shpreh se vendi është në luftë dhe me këtë president të dobët do të shkatërrohej nga një armik si Putin.
Debate ka qenë i blinduar nga forca të shumta policie. Rreth 10 mijë agjentë rrethonin zonën.
Ndërkohë Zelenski, i cili në raundin e parë mori më shumë së 30 për qind të votave, dyfish më shumë se Poroshenko, mbetet sërish më i preferuar. Sipas sondazheve ai ka rreth 70 për qind të mbështetjes. Por deri mbrëmjen e së dielës asgjë nuk është e sigurt.