Universiteti i Tiranës shpalli listën e studentëve fitues të raundit të dytë.
Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë ende 300 vende bosh për të cilat Dekani Artur Sula shprehet se interesi i studentëve është në ulje.
Ndërkohë edhe në fakultetin e historisë dhe të filologjisë janë 290 kuota të lira për ata studentë të cilat duanë të regjistrohen në njërën nga programet e studimit.
Të rinjtë të cilët kanë pritur zhvendosjen e vijës së kuqe dhe nuk janë shpallur fitues, mund të presin ende pasi raundi i dytë ka edhe 4 faza të tjera.
E vetmja degë e cila nuk ka asnjë student të regjistruar është gjuha ruse, e cila rrezikon të mbyllet. Interes i lartë është vënë re për gjermanishten.