Aktualitet Shpallet në kërkim Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS. Dhunoi bashkë...

Shpallet në kërkim Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS. Dhunoi bashkë me të birin një qytetar për pronën

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.

Flamur Rraja dyshohet se ka dhunuar një qytetar të quajtur Kujtim Caca, pas konfliktit të dyshuar për çështje pronësie.

Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit.

Dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt.

Në korrik të vitit 2023, anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy kushërinjtë Maja në Krujë.

Në pamjet e videos së dhunshme të një viti më parë, Flamur Rraja ishte personi që mbante një pistoletë në dorë.