Mbi 13 mijë gjoba brenda një jave në vend. Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 13 persona për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor. Janë vendosur 13 578 masa administrative:
- 34 masa për xhama të zinj.
- 1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
- 1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- 7169 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
- 22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 38 raste për tejkalim shpejtësie.
- 13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.