Qarkullonin shumë para në duar dhe visheshin mirë.
Një nga përgjimet po në makinën e Habiljat, mes Moisi Habilaj dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj nxjerr në dritë disa nga shpenzimet që ata bënin për veshje.
Përgjim i datës 10.1.2014
Dëgjohet të hapet dera e makinës.
Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.
Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss.
Moisiu thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.
Më pas Moisiu komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.
Moisiu: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…
Eneo: I shiste, apo…
Moisiu: Jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta çoje në të s’ëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…