Aktualitet Shpenzimet marramendëse të Habilajve, blinin çorape …320 euro

Shpenzimet marramendëse të Habilajve, blinin çorape …320 euro

Qarkullonin shumë para në duar dhe visheshin mirë.

Një nga përgjimet po në makinën e Habiljat, mes Moisi Habilaj dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj nxjerr në dritë disa nga shpenzimet që ata bënin për veshje.

Përgjim i datës 10.1.2014

Dëgjohet të hapet dera e makinës.

Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.

Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss.

Moisiu thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.

Më pas Moisiu komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.

Moisiu: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…

Eneo: I shiste, apo…

Moisiu: Jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta çoje në të s’ëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…