Tre të rinj janë vënë në pranga të Policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Konkretisht janë arrestuar 23-vjeçari K.V., 25-vjeçari G.Gj. dhe 17-vjeçari E.M, që të tre banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre A.B.
Nga veprimet hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Punisher” ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.