Një person është arrestuar nga policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai është Agim Hoxha, 45-vjeç. Hoxha akuzohet se shpërndante kokainë me motor nëpër kryeqytet.
Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë dhe i është kapur edhe me një sasi kokaine bashkë me motorin e tij.
Agim Hoxha është një emër i njohur për drejtësinë. 45-vjeçari është arrestuar edhe në 2015 për të njëjtën vepër penale.
Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në lokalet e zonës së ish-Bllokut.