Një shpërndarës picash në Pensilvani bëri më shumë se sa të dorëzonte porosinë tek një shtëpi. Tyler Morrell, një shofer transporti për Cocco’s Pizza Aston u kthye në heroin e forcave policore, kjo pasi pengoi një kriminel që ata po ndiqnin.
Tyler po dilte nga shtëpia ku kishte lënë porosinë kur pa një person teksa vraponte prej policëve. Pronari i shtëpisë ndau videon nga një kamerë e ziles së derës që kap momentin heroik të Tyler. Sipas asaj që shihet në video, i dyshuari u hodh nga një automjet dhe vrapoi në rrugë. Por, tentativa e tij për t’u arratisur dështoi. Shpërndarësi i picave ngriti këmbën duke mbajtur porosinë në dorë dhe i dyshuari ra në tokë duke u prangosur më pas nga efektivët e policisë.
Tyler-in e falenderoi për asistimin edhe Departamenti i Policisë Brookaven duke i lënë mundësinë edhe për një punë të mirë. Kur u mor në pyetje, Tyler tha se veproi instinktivisht pa e menduar gjatë.
“Mendova se mos më rrëshqiti djathi nga pica në fakt”, u shpreh ai duke bërë shaka.