Një efektive e forcave të armatosura shqiptare të stacionuar në Letoni ka humbur jetën pas shpërthimit të municioneve luftarake brenda bazës së NATO-s.
Sipas shefit të shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bardhyl Kollçaku, në orën 9:10, (ora 10:10 me orën lokale letoneze), nën tetare Zarife Hasanaj ka mbetur e vrarë nga shpërthimi i një mine duke kryer detyra ushtarake në bazën e NATO-s.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dy efektivë të tjerë, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në bazën e NATO-s në Letoni.
“Jemi në kontakt me autoritetet letoneze dhe të Aleancës. Dua të siguroj familjarët e efektivëve të tjerë që të gjithë janë jashtë rrezikut dhe nuk ka nevojë për panik”, tha Kollçaku.
Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj????
— Edi Rama (@ediramaal) May 6, 2019