Një person ka mbetur i vdekur pasi i ka plasur goma e kamionit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot në vendin e quajtur Zejmen.
Sipas burimeve policore, viktima është S.Milloshi 53 vjeç, me profesion gomist. Ky i fundit ka qenë duke fryrë gomën e kamionit, teksa ka plasur duke i marrë jetën.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.
“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia e Lezhës.