Aktualitet Shpërthen një makinë në Shkozet, dyshohet për atentat me eksploziv

Shpërthen një makinë në Shkozet, dyshohet për atentat me eksploziv

Një shpërthim i fuqishëm tritoli raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit në Durrësit, ku një automjeti tip “Golf”, me targa AA079XT, i është vendosur një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Mësohet se, automjeti që ka shpërthyer, ka qenë në pronësi të Aldi Mustafës, ndërsa nuk raportohet për viktima.