Shpërthimi i një vullkani në Zelandën e Re shkaktoi vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, ndërkohë që 20 persona janë plagosur.
Vullkani shpërtheu në orën 2:11 të pasdites me orën lokale dhe tymi e grimcat e çliruara arritën deri në 3600m lartësi.
Vullkani ndodhej në ishullin e quajtur “White Island” (Ishulli i Bardhë), një atraksion turistik i Zelandës së Re, i frekuentuar nga të paktën 10 mijë turistë në vit.
Vullkani në ishull është më aktivi në Zelandën e Re, me një aktivitet që zgjat prej 150 mijë vitesh.