Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në një lokal në pronësi të shtetasit me iniciale M.S. në zonën e plazhit.
Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të lokalit.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale“, njofton policia.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.