Qeveria ka denoncuar shpërthimin me tritol ndaj një linje të transmetimit të energjisë elektrike 400 KW në Laç, ndërsa përgjegjës bën Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se kanë dhënë urdhrin për këtë akt dhune.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali, bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, atë se çfarë kishte ndodhur, duke thënë se këto sulme shprehin tërbimin e dëshpërimit të opozitës.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali.
Ndërkohë, edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ne një postim në Facebook ka publikuar foton e dëmtimit të linjës së transmetimit të energjisë.
“Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve”, shkruana Ball në rrjetin social.