Banorët e zonës së Porto Romanos janë tmerruar nga një shpërthim i fortë që ka ndodhur në cisternat e fabrikës së gazit.
Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë banesave, duke shkaktuar panik te banorët, që tashmë janë evakuuar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.
Për shkak të frikës, është ndërprerë mësimi në shkollën 9-vjeçare pranë zonës, “Met Hasa”.
Kjo është një situatë e përsëritur, pasi edhe më 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektivë të policisë.
Shumë familje që jetojnë pranë fabrikës ndjehen të rrezikuar për bashkëjetesën kritike me këtë situatë
Informacioni i policisë:
Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.
Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.