Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Policia ka raportuar se i është vendosur një sasi e vogël eksplozivi butikut të një qytetareje. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.
Policia thotë se deri më tani janë shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje. Megjithatë, autori nuk është identifikuar ende. Për këtë arsye, uniformat blu thonë se po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.