Një shpërthim ka ndodhur në një pallat në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shpërthimi ka ndodhur në katin e 4 të pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së A. H., i cili nuk banonte aty pasi ndodhet jashtë shtetit.
Dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur me lëndë plasëse. Nuk ka raportime për persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Fierit për ngjarjen:
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.