Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak para mesnate në lagjen “Magaze” të Fushë Krujës duke shkaktuar panik te banorët që jetojnë në këtë zonë.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç dhe shkaktoi dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që pronari i banesës deklaron se nuk ka konflikt me njeri.