Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të kësaj të shtune në kryeqytet.
Mësohet se në një lokal në pronësi të K.G. pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorin.