Bota Shpërthime, helm dhe armë: Lufta e Njësisë sekrete ruse kundër perëndimit

Shpërthime, helm dhe armë: Lufta e Njësisë sekrete ruse kundër perëndimit

“Natyra e egër e spiunazhit”: Nga Srkipal deri në Mal të Zi dhe Siri, kështu krahu i armatosur i spiunazhit ushtarak rus godet në hije

Është një luftë si e hijeve, ku gjithçka është e vlefshme. Të vërteta, gënjeshtra, propagandë dhe mbi të gjitha ajo që një e veteran e quan “natyra e egër e spiunazhit”. Është kjo, por edhe më shumë në rastin e Njësisë misterioze 29155, krahu special i armatosur i Gru, shërbimit ushtarak rus.

Praga ka akuzuar një skuadër të këtij reparti se ka sabotuar një depozitë municionesh në vitin 2014. Një aksion i kryer nga të njëjtët njerëz të përfshirë në sulmin kundër ish-kolegut Skripal në Britaninë e Madhe. Një nga “punët” e shumta që i janë besuar një grupi që ka dalë nga qendra 161 e shërbimit sekret ushtarak rus.

Është një histori e gjatë. Atëherë duhet të kthehemi 7 vite pas, kur baza e Vrbetice, në lindje të Republikës Çeke u shkatërrua nga një seri shpërthimesh. Shpërthyen tonelata me eksploziv, vdiqën dy punëtorë. Në atë moment u privilegjua teza e një incidenti. Episodi qëndroi në gjumë. U zgjua një vit më parë nga hetime të reja, të intensifikuara nga shkëmbime informacionesh. Kundërspiunazhi u përqendrua mbi një çift personash që kishin të kërkuar të vizitonin depozitën. Dyshja kishte ardhur në Pragë me një fluturim direkt nga Moska dhe u larguan pesë ditë më vonë nga Vjena. Për lëvizjet e tyre kishin përdorur dokumente fallco, njëri me emrin Ruslan Tabarov, taxhikistanas, i dyti si Nicolaj Popa, moldav.

Verifikimet e mëtejshme ngushtuan fushën. Agjencitë e sigurisë po kërkonin Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, por në realitet bëhej fjalë për Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, që i përkisnin Gru. Ishin pikërisht po këta — është akuza — që patën tentuar të vrisnin me helmin e fuqishëm Novichock Sergei Skripal, dhe vajzën Yulia, në Salisbury, në 2018. Kjo ngjarje ishte fillimi i fijeve që nisën të zbulonin amerikanët. Moska ka vendosur në Europë një skuadër për misione të veçanta – akuzojnë aleatët -, dhe pikërisht Njësinë 29155, të lindur në 2008 me rekrutimin e veteranëve të shumë konflikteve. Burimet franceze thonë se përdorin si bazë logjistike Alta Savoian në Francë. Chamonix, Evian, Annemasse janë vend-strehimet e përkohshme, dhe nga këtu lëvizin nga Nica, Roissy, Lion, me qëndrime në Gjenevë dhe Kanë. Nga prezencë e zbuluar nga 007 perëndimorë, por që nuk e ka ndaluar Kremlinin të reagojë kundrejt kundërshtarëve jashtë vendit. Pikërisht për nevojiten “ekzekutorët”, për të njëjtën arsye janë çuar edhe në Republikën Çeke.

Motivi i sabotazhit në Vrbetice — thonë autoritet – është një sinjal për tregtarët e armëve që furnizojnë Ukrainën ose rebelët sirian ëqë blejnë materiale çeke. Është e mundur edhe se bomba duhej të shpërthente gjatë një transferimi. Këtu del edhe një personazh, bullgari Emilian Gebrev: në 2015 qëndroi i shtruar një muaj në spital pas një darke në Sofje. Ai denoncoi një tentativë helmimi, një teori mjaft e mbështetur, por që drejtësia e Sofjes i ka pezullua hetimet.

Njësia është thërritur në detyrë edhe për ngjarje të tjera destabilizimi, përfshirë një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi.

Praga ka vendosur të largojë 18 anëtarë të stafit të ambasadës ruse, edhe Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Masa dhe kundërmasa në një duel ku nuk njihet fjala armëpushim. Megjithatë mbeten shumë pikëpyetje. Ka që pyesin se pse Gru ka vazhduar të përdorë të njëjtët elementë në një epokë ku kontrollet e kryqëzuara – edhe elektronike – mund të jenë shumë efikase. Aq më tepër që atentatorët e dyshuar u treguan të pakujdesshëm për të arritur në territorin çel me një fluturim direkt nga Rusia. Zakonisht përdoren udhëtime me trekëndësha. Disa gabime kanë shtyrë në hipoteza për përçarje mes shërbimeve ruse dhe mbi zbulimet çeke peshojnë edhe përplasjet e politikës së brendshme, përfshirë edhe idenë e blerjes së vaksinës Sputnik.

Ekspertët nuk injorojnë kontekstin, por ofrojnë një shpjegim pragmatik. Është një konflikt ku në fund ka vlerë vetëm rezultati. Aq më tepër që është e vërtetë që Moska u ka dhënë çmime njerëzve të njësisë 29155./Corriere