Aktualitet Shpërthimi me tritol në biznesin e Lefter Kokës, arrestohet autori i ngjarjes

Shpërthimi me tritol në biznesin e Lefter Kokës, arrestohet autori i ngjarjes

Dy ditë më parë ka ndodhur një shpërthim në një kantinë në Durrës, e cila është në pronësi të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Lefter Koka, edhe pse rezulton në emër të Jurgen Dashit.

Bëhet fjalë për një shpërthim tritoli, që është realizuar përmes një droni të mbushur me lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar autorin e dyshuar 44-vjeçarin me iniciale G.M dhe sot për është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar.

34-vjeçari ra në prangat e Policisë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Në periudhën midis viteve 2013-2017, Lefter Koka ka qenë ministër Mjedisi, ndërsa u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.