LSI ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol në zyrat elektorale. Me ironi, në reagimin e kësaj partie thuhet se Rilindja nuk ka gjetur ende kush e vuri tritolin tek farmacia e babait të Saimir Tahirit, jo më të gjejë autorin e ngjarjes në Durrës.
REAGIMI I LSI-SË
Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajes, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”
Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindësve, por serish kërkojmë drejtësi. Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës